Sakis Kechagioglou lindi në Veroia Imathias më 16/12/1961. Prindërit e tij janë Theodoros Kechagioglou, nënpunës i Arkës së Shtetit dhe Antigoni Tsaousi, mësuese. Ka dy vëllezër, Janin që është nënpunës banke dhe Nikon, avokat në Veroia. Ai që në moshën e adoleshencës u angazhua me çështje të interesit publik. Në vitin 1979 u regjistrua në Fakultetin e Juridikut të Universitetit Aristoteleio në Thessaloniki. Gjatë studimeve merrte pjesë në mënyrë aktive nga poste të ndryshme në sindikatat e studentëve.
Udhëtoi në SHBA në vitin 1985, me referenca të profesorëve të së Drejtës Penale Ioannis Manoledakis dhe të Marrëdhënieve Ndërkombëtare Theodoros Kouloumpis, si dhe të ish kryeministrit Konstantinos Mitsotakis. E rëndësishme ishte edhe mbështetja e Kryepeshkopit të Amerikës Veriore dhe Jugore Iakovos që i dha bursën e Kryepeshkopatës. Ju dha Master’s (ΜΑ) në International Affairs nga School of International Service (S.I.S) të Universitetit American University në Washington D.C. Gjatë periudhës së studimeve pasuniversitare ai punoi në Senatin Amerikan si Staff Assistant në Komisionin e Marrëdhënieve të Jashtme të Senatit (Senate Foreign Relations Committee) dhe në zyrën e Kryetarit të Republikanëve të Komisionit, Senatori i Karolinës së Veriut, Jesse Helms.
Pasi përfundoi shërbimin ushtarak, ju ngarkua detyra e Këshilltarit të Posaçëm të Ministrit të Kryesisë Miltiadis Evert që nga Nëntori i vitit 1991, kur dhe filloi kariera e tij si avokat në zyrën e avokatit për çështje penale Alexandros Lykourezos. Në dekadën në vijim morri përsipër dhe trajtoi, në bashkëpunim me A. Lykourezos ose vetëm, çështje të rëndësishme si p.sh. çështja e Georgios Koskotas (përvetësim në Bankën e Kretës), Iosif Vagionis (vrasje), Georgios Ventouris (e drejta familjare), Georgios Skiadopoulos (vrasje), Panagiotis Vlastos (vrasje) dhe Dimitris Kondylis – African Cape (trafikim droge).
Sakis Kechagioglou themeloi zyrën e tij avokatie në Tetor të vitit 2001, në rrugën Sekeri nr. 3, Kolonaki, dhe që atëhere ka trajtuar çështje penale të bujshme. Midis të tjerash, përfaqësoi si mbështetës i akuzës palën paditëse Georgios Metsos në gjyqin e organizatës “17 Nëntori”, si dhe ishte mbështetës i akuzës së prindërve dhe të afërme të viktimave në aksidentin tragjik në Tempi. Gjithashtu, morri përsipër mbrojtjen e Manos Dimitrokalis (Satanistët e Pallinis), të Christos Voulgarakis (vrasje fëmije), Teos Theodoridis (lëndë narkotike), Alket Rizai dhe Soula Mitropia (rrëmbim, organizatë kriminale dhe arratisje), Apostolos Petrakis dhe Charalampos Moustakias (rrëmbim i Periklis Panagopoulos), Salina Karavela (çështja Siemens), Konstantinos Gkratzios (çështja Vatopedi).
Sakis Kechagioglou është anëtar i Këshillit të Avokatëve të Athinës, i Bashkimit të Penalistëve dhe të Bashkimit të Panelistëve dhe Avokatëve Aktivë. Ka punuar si Këshilltar Juridik i ish kryeministrit Konstantinos Mitsotakis. Gjithashtu është Këshilltar Juridik i Patriarkanës së Aleksandrisë dhe të Gjithë Afrikës nën drejtimin e Patriarkut Theodoros i Dytë dhe të Kryepeshkopatës së Tiatirës dhe Britanisë së Madhe të Patrikanës Ekumenike të Kostandinopojës.
