ÇËSHTJE GJYQESORE
1.Georgios Koskotas
Georgios Koskotas, i cili ishte kryetari i Bankës së Kretës dhe i Olympiakos, u akuzua për përvetësim të 32 miliardë dhrahmes nga Banka e Kretës. Në gjyqin e tij, që u zhvillua në Burgun e Grave në Korydallos dhe zgjati rreth 2 vjet, j’u njoh fakti lehtësues i pendimit të sinqertë dhe u dënua me 25 vjet burg, duke j’u shmangur dënimit me burgim të përjetshëm me të cilin ishte dënuar nga gjykata e shkallës së parë.
2.Kyriakos Apeiranthitis
Kyriakos Apeiranthitis, i akuzuar për vrasje me qëllim në mënyrë të përsëritur, përdhunim dhe zjarrvënie (Varkiza, 1989), u dënua me 25 vjet burg, mbasi Gjykata Mikse e Apelit i njojti faktin lehtësues të pendimit të sinqertë.
3.Panagiotis Vlastos
Panajotis Vlastos, së bashku me vëllain e tij Kostas që më vonë u vra, u dënuan për vrasjen e Makis Nastoulis (Athinë, 1998), për kapërcim të kufijve të mbrojtjes të nevojshme, dhe ju shmang dënimit me burg të përjetshëm me të cilin ishte dënuar nga gjykata e shkallës së pare.
4.Iosif Vagionis
Industrialisti Iosif Vagonis u akuzua për vrasje me shpatë të vogël, të mikeshës së tij Nelli Pischou. Ju njohën fakte lehtësuese gjatë gjyqit të shkallës së parë dhe u dënua me 20 vjet burg (Chalkida, 1996), dënim që u ul në 15 vjet nga Gjykata Mikse e Apelit të Athinës.
5.Christos Voulgarakis
Christos Voulgarakis u akuzua për vrasjen e vajzës së tij 12vjeçare (Pelasgia Fthiotidos, 1999). Në gjyqin e shkallës së parë para Gjykatës Mikse me Betim të Karpenisit, ju njoh fakti lehtësues i jetës së mëparshme të nderuar dhe u dënua me 20 vjet burg.
6.Giorgos Skiadopoulos
Togeri i Marinës Tregtare Giorgos Skiadopoulos u akuzua se e mbyti në fyt dhe në vazhdim i preu kokën mikeshës së tij, modeles me famë ndërkombëtare Xhuli Skaly (Kavala, 1999). Në gjykatën e shkallës së parë (Gjykata Mikse e Betuar e Dramas) u dënua me burgim të përjetshëm, por në gjyqin e apelit (Gjykata Mikse e Betuar e Thrakis) ju njoh fakti lehtësues i jetës së mëparshme të nderuar dhe u dënua me 20 vjet burg.
7.Georgios Petsos
Ish ministri i Rendit Publik në qeverinë e Andreas Papandreou, Georgios Petsos ishte viktimë e tentativës për vrasje nga organizata “17 Nëntori” (Psychiko, 1989). E përfaqësoi Sakis Kechagiglou si mbështetës i akuzës së ish ministrit në gjyqin e shkallës së parë para Gjykatës së Apelit për Krimet me tre anëtarë e Athinës, që u zhvillua në Burgun e Grave në Korydallos.
8.Aksidenti në Tempi
Sakis Kechagioglou morri përsipër që në momentet e para mbështetjen e akuzës së prindërve dhe të afërmve të 21 nxënësve të vdekur dhe 35 të plagosurve të Shkollës së Mesme të Përgjithshme në Makrochori Imathias, për aksidentin automobilistik tragjik në Tempi Thessalias (2003). Vendimet e Gjykatës Mikse të Betuar të Volos dhe të Gjykatës Mikse të Betuar të Larisas dhanë drejtësi në kujtim të viktimave, duke dënuar personat përgjegjës me heqje lirie shumëvjeçare, për herë të parë në historinë e drejtësisë Helene në çështje aksidenti automobilistik.
9.Teo Theodoridis
Teo Theodoridis, model me famë ndërkombëtare, u akuzua për import të 5 kileve me kokainë (Chalkidiki, 2008). Gjykata e Apelit me tre anëtarë për Krimet në Thessaloniki, e kishte gjykuar në gjyqin e shkallës së parë si narkoman dhe e kishte dënuar me 18 vjet burg, dënim që çoi në daljen e tij nga burgu mbas 6 vjetësh pas arrestimit të tij.
10.Alket Rizaj – Soula Mitropia
I burgosuri më i famshëm në Greqi dhe në Shqipëri, që u arratis dy herë me helikopter së bashku me Vasilis Palaiokostas nga Burgu në Korydallos, u dënua për një seri veprash penale që kanë lidhje me ato të arratisjeve me 25 vjet burg. Për të njëjtat vepra pikërisht (rrëmbim, rrezikim sigurie të mjeteve të komunikacionit, rrëmbim mjeti të transportit ajror, posedim lëndësh eksplozive, organizatë kriminale etj.), mikesha e tij Soula Mitropia u dënua me burg dhe doli nga burgu brenda një periudhe të shpejtë kohore.
11.Rrëmbim i Periklis Panagopoulos
Pronari i famshëm i anijeve Periklis Panagopoulos u rrëmbye jashtë shtëpisë së tij (Kavouri, 2009) dhe u pagua për lirimin e tij shuma 28,5 milion euro. Rrëmbyesit e tij, Apostolos Petrakis dhe Charalampos Moustakas i ngarkuan mbrojtjen e tyre (në gjyqin e shkallës së parë dhe para Gjykatës së Apelit me pesë anëtarë, përkatësisht) Sakis Kechagioglou dhe u liruan nga burgu, para se të gjykoheshin, në shkallë të parë, për akuzat ndaj tyre.
12.Anastasios Berdesis
Boksieri i famshëm i Ekipit Kombëtar dhe i Ekipit Olympiakos, Tasos Berdesis, u akuzua për vrasje të mbetur në tentativë (Patra, 2007). Akuza u gjykua nga Gjykata Mikse e Betuar në Mesologgi dhe ai u shpall i pafajshëm unanimisht. Në vijim u akuzua për fshehje krimineli, gjithashtu u shpall i pafajshëm unanimisht nga Gjykata e Fajeve me tre anëtarë e Athinës.
13.Alexis Frangos
Alexis Frangos u akuzua për vrasje të dy personave dhe për vrasje të mbetur në tentativë të një tjetri, të cilët ai i konsideronte fajtor për vrasjen e vëllait të tij. Çështja u gjykua nga Gjykata Mikse e Betuar (Aigio, 2014) dhe j’u njoh fakti lehtësues i sjelljes së papëlqyer të viktimave, me pasojë të “thyhet” burgimi i përjetshëm dhe të dënohet me 25 vjet burg, që nga gjykata e shkallës së parë.
14.Siemens
Pas shpalljes së akuzave për çështjen e bujshme Siemens, hetuesi kompetent paraburgosi Salinën, të bijën e Christos Karavelas, kuadër i lartë i Siemens Hellas. Paraburgimi shkaktoi reagim të fuqishëm dhe komente negative në opinionin publik dhe në botën e juristëve të vendit. Salina Karavela i ngarkoi mbrojtjen e saj Sakis Kechagioglou, i cili dorëzoi ankesë në Këshillin e Gjykatës së Fajeve të Athinës, kërkesë e cila u pranua me pasojë daljen e saj nga burgu me kusht mbas një muaj e gjysëm që u gjykua e burgosur përkohësisht. Në vijim, me vendim të Këshillit të Gjykatës së Apelit të Athinës, u çlirua nga të gjithë akuzat në mënyrë përfundimtare.
15.Vatopaidi
Ish Drejtori i Shoqërisë Shtetërore të Pasurive të Paluajtshme (KED) Konstantinos Gkratzios u akuzua për çështjen e shkëmbimit të pronave midis Shtetit dhe Manastirit Vatopaidi në Agios Oros. Mbas deponimit të tij para Hetueses së Posaçme me avokat mbrojtës Sakis Kechagioglou, u la i lirë me kushte kufizuese, ndërsa të gjithë të akuzuarit e tjerë për të njëjtën çështje u u paraburgosën. Gjykata e Apelit me tre anëtarë për Krimet e Athinës e shpalli unanimisht të pafashëm.
16.NOOR 1
Në Korrik të vitit 2014, Sakis Kechagioglou morri përsipër mbrojtjen e të afërmve të pronarit të anijeve Efthymis Giannousakis, i cili u akuzua për trafikim të dy tonëve heroinë. Gjykata e Apelit me tre anëtarë për Krimet në Peiraias i shpalli të pafajshëm si bashkëshorten e tij ashtu edhe nënën e tij dhe ndihmës-shtëpiaken e tij.
17.Personi C.R. ishte akuzuar se dha urdhër për vrasjen e shtetasit shqiptar N.E. Gjykata Mikse e Betuar e Athinës e dënoi me burgim të përjetshëm si autor moral në vrasje me paramendim. Në vitin 2016 u lirua nga Gjykata Mikse e Betuar e Apelit të Athinës.
18.Personi M.S. u akuzua për trafikim të 300 kileve kanabis indian. Në vitin 2017, Gjykata e Apelit me tre anëtarë për Krimet e Athinës, i caktoi dënimin total 11 vjet.
19.Personi N.H. u akuzua për themelim të organizatës kriminale dhe trafikim të 40 kileve të kanabis hidroponik (skunk). Në gjykimin e shkallës së parë, Gjykata e Apelit me tre anëtarë për Krimet e Athinës, e dënoi me burgim të përjetshëm plus 6 vjet. I dënuara ndenji në burg për 5 vjet derisa në vitin 2020, Gjykata e Apelit me pesë anëtarë për Krimet e Athinës e shpalli unanimisht të pafajshëm si për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike, ashtu edhe për akuzën e organizatës kriminale.
20.Personi N.N. i akuzuar për organizatë kriminale dhe trafikim kokaine, me peshë totale 100 kile, sasi, e cila u gjend brenda në kontejner me banane, u la i lirë, pa asnjë kusht kufizimi, me vendim unanim të hetueses dhe të prokurorit, të cilët u bindën se i pandehuri nuk kishte asnjë lidhje me ngarkesën që u ngarkua jashtë shtetit dhe asnjë dominim fizik mbi të në ndonjë pjesë të lundrimit me destinacion portin e Thessalonikis.
21.Në vitin 2019, personat F.U. dhe V.P. u shpallën të pafajshëm nga Gjykata e Apelit e Krimeve me tre anëtarë e Athinës. Të dy personat, shtetas të huaj, ishin akuzuar për rast të shquar trafikimi të substancave narkotike, dhe ishin burgosur përkohësisht për 18 muaj. Konkretisht, u akuzuan se blenë dhe importuan nga Hollanda 3 ton të substancës së ndaluar BMK (substancë përbërëse bazë për prodhimin e amfitamines dhe metamfetaminës), me të cilat do të ishte e mundur të përgatiten 3.000.000 tableta amfitamini nga 20mg secila, me fitim të pritshëm rreth 1,5 miliardë euro.
22.Eirini Melissaropoulou u akuzua për posedim dhe importim në Kinë, të 2,6 kileve kokainë, në Nëntor të vitit 2017, me dënim që parashikohej, në rast se shpallej fajtore, 26-30 vjet. E pandehura u burgos rreth 17 muaj në Kinë, derisa u shpall unanimisht e pafajshme nga Gjykata e Lartë në Hong Kong.
23.Më 20 Maj 2020, personi I.P. u sulmua me vitriol jashtë vendit të punës së saj. E pandehura E.K. e pranoi që ka kryer këtë akt para organeve të policisë dhe emëroi për mbrojtjen e saj z. Sakis Kechagioglou. Çështja pritet të gjykohet nga Gjykata e Apelit Mikse me Betim, ku e pandehura do të gjykohet, në shkallë të dytë, për veprën penale tentativë për vrasje.
24.Më 9 Janar 2012 u vodhën nga salla e Galerisë Kombëtare vepra “Koka e gruas” me nr. Vepre 1.357, Portret nga Pikaso kushtuar muzës së tij Dora Maar, të cilën krijoi në vitin 1939 (dhuratë e artistit për popullin grek për rezistencën e tij ndaj Pushtimit), veprën “Mulliri me erë” (1905), nga periudha e parë e hollandezit Piet Mondrian, dhe një skicë me ilustrime fetare në fillim të shekullit të shtatëmbëdhjetë, që i takon italianit Guglielmo Caccia (Moncalvo). Këtë vjedhje e pranoi personi G.S., dyzet e nëntë vjeç, me profesion bojaxhi, i cili i tregoi policëve ku ndodhen veprat e artit që ishin vjedhur. Mbrojtjen e tij morri përsipër Sakis Kechagioglou, ndërsa çështja është në pritje në Hetuesinë e Athinës.
